Serbët pengojnë rregullimin e shtrati të Ibrit – Bahtiri i nervozuar iu kundërvihet (Video)

Shpërndaje

Kanë filluar punimet rreth rregullimit të shtratit të lumit Ibër, mirëpo punimet në pjesën veriore të lumit janë duke i penguar serbët.

Disa serbë kanë dalë edhe kanë penguar ekipet punuese, gjë që bëri që kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri t’iu kundërvihet, njofton Klan Kosova

Në një video të siguruar nga Klan Kosova, Bahtiri duket shumë i nervozuar.

Bahtiri nëpërmjet telefoni ka thënë se nuk do të lejojë që të ndalen punimet.

“Nuk do të lejojmë që të ndalet kjo punë pasi është projekt i dobishëm për të dy komunat”, tha ai.