Serbia nuk kalon” – Deputetët e AAK-së vendosin pankarta në Kuvend (Foto)

Shpërndaje

Anash foltores së Kuvendit të Kosovës, përballë kabinetit qeveritar, janë vendosur tri pankarta në të cilat bëhet thirrje që “Serbia nuk kalon” dhe “Ku është kërkim falja, ku janë të pagjeturit”, shkruan Gazeta Insajderi.

Këto janë vendosur nga deputetët e AAK-së, Bekë Berisha dhe Gazmend Syla.

Edhe gjatë ditës të rinjtë e kësaj partie kanë vendosur një arkivol para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, me ‘premtimet e varrosura’ të Kurtit karshi qëndrimit të tij për heqjen e taksës.

Seanca e jashtëzakonshme për taksën ka nis sot me fillim nga ora 11:00, ndërsa po vazhdon ende.