Shërohet plotësisht pacientja e parë me koronavirus në Maqedoni

Shpërndaje

Ministria e Shëndetësisë informon se pacientja e parë në Maqedoni me virusin korona sot lëshohet në trajtim shtëpiak.

Ajo tashmë është testuar për herë të dytë, në përputhje me rekomandimet e OBSH-së dhe ka rezultuar negativ në testet e bëra, raporton Alsat.

Gjendja e pacientëve tjerë është stabile, përfshi këtu edhe gjendja e pacientes e cila është në aparate të frymëmarrjes.

Edhe 5 pacientët e tjerë që po kurohen në spitalin e Dibrës janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Për momentin priten rezultate për tre persona nga Dibra.