Shkollat në Çair në gjendje të mjerueshme, BDIja lavdërohet me ndryshimin e emrave (Foto)

Shpërndaje

Para disa ditëve në opinion u bë i ditur vendimi i ministrisë së arsimit në krye me ministrin, Arbër Ademi, për ndryshimin e emrave të dy shkollave fillore në Çair të Shkupit. Bëhet fjalë për shkollat “Nikolla Vapcarov” dhe “Rajko Zhinzifov”, të cilat u emëruan në “Imri Elezi” dhe “Ismail Qemali”.

BDIja gjatë kësaj para kampanje zgjedhore këtë veprim e ka paraqitur si një të arritur të madhe e cila do t`i kontribuonte shqiptarëve të Çairit dhe Shkupit.

“BDIja e cila ishte e paaftë për t`i ndryshuar dy emra shkollash, ato i ka shndërruar në stallë lopësh, duke i lënë në harresë dhe pa realizuar asnjë investim konkret në to” – thotë një arsimtar i shkollës fillore, i cili shkaku i rrezikuar nga përjashtimi nga puna nuk do te bëj publike emrin dhe mbiemrin e tij.

Gjithashtu edhe kryetari aktual i Çairit, Visar Ganiu i harroj projektet e tija megalomane, garazhe me kate, klinika, parkingje, rrugë, kanalazime, …etj, por ja puna e tij duket se çka është duke punuar.

Fotografitë të cilat do t`ua prezantojmë opinionit dëshmojnë për pakujdesinë e BDIsë për fëmijët shqiptar në Çair të Shkupit.