Shtatë persona nga Tetova, Kumanova, Kërçova, Shtipi dhe Ohri po testohen për koronavirus në Shkup

Shpërndaje

Shtatë persona janë duke u testuar për korona virus momentin në Klinikwn Infektive në Shkup, njoftoi Ministri Filipçe. Tha se bëhet fjalë për pacient nga Shtipi, Kumanova, Tetova, Kërçova dhe Ohri.

Filipçe njoftoi se personat që po testohen kanë ardhur nga Zvicra dhe Gjermania. Njoftoi se pas ardhjes të njëjtit kanë ndjerë temperaturë të lartë me çka janë paraqitur për testim. Tha se rezultatet do të jenë gati deri në fund të ditës.