Skandal: Në ditët e mësuesit shqiptar, komuna e Çairit ‘tallet’ me gjuhën shqipe (Foto)

Shpërndaje

7 Marsi shënon ditën e mësuesit shqiptar, ditë kjo e cila pritet me aktivitete të shumta kulturore në vend. Njëjtë ka ndodhur edhe me Komunën e Çairit, por nga këta të fundit pikërisht në ditën e festës së Mësuesit, banderola e prapavijës është shkruar me gabime gjuhësore, njofton news33.tv

Në të shkruan: ‘Vlera e mësuesit dhe pesha e qieait nuk maten kurrë’. Ky skandal është vërejtur nga të pranishmit të cilët e kanë raportuar në portalin news33.tv