SKANDAL/ Organizatori i 27 prillit, bartës i listës së VMRO-së në zonën 5 (Foto)

Shpërndaje

Dje kreu i VMRO-së Hristijan Mickoski zyrtarizoi listat e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 12 prillit. Ai zbuloi bartësit e listave zgjedhore të kësaj partie në zonat përkatëse.

Ajo që bie në sy është se bartës i listës zgjedhore të VMRO DPMNE-së në zonën 5 është Igor Durlovski, një ndër të akuzuarit kryesor për organizimin e ngjarjes së 27 prillit në parlament transmeton ALBAZONE MEDIA.

Përndryshe, Durlovski njihet për urrejtjen e tij ndaj shqiptarëve dhe organizimin e protestave të shumta antishqiptare. Ai ka qëndruar edhe në paraburgim, si i akuzuar për rastin e 27 prillit.