Spasovski me bashkësitë fetare: Përkrahje e fuqishme për ballafaqim me koronavirusin

Shpërndaje

Kryetarët e bashkësive fetare në vend i kanë përshëndetur masat dhe hapat që i ndërmerr Qeveria në ballafaqimin me koronavirusin, në drejtim të mbrojtjes efikase të shëndetit të qytetarëve. Ky është konkluzioni nga takimi i kryeministrit, Oliver Spasovski dhe drejtorit të Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, Darijan Sotirovski, me kryetarët e bashkësive fetare në vend.

Në takimin, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, kanë marrë pjesë kryetari i KOM-it, z.z. Stefan, i Bashkësisë Fetare Islame, Reis Ul Ulema haxhi Sulejman efendi Rexhepi, i Kishës katolike, ipeshkvi Kiro Stojanov dhe i Kishës evangeliste-metodiste, Emil Zaev.

Kryetarët e bashkësive fetare, kanë shprehur falenderim deri te kryeministri Spasovski për transparencën për bashkëpunim dhe, siç thuhet në kumtesë, është shprehur përkrahje e fuqishme që të bëhet gjithçka që është e mundur nga të gjitha palët, për ballafaqimin me situatën.

Kryeministri Spasovski, i ka informuar kryetarët e bashkësive fetare për të gjitha informatat e rëndësishme rreth masave që i ndërmerr Qeveria për mbrojtjen e shëndetit të të gjithë qytetarëve, si prioritet kulmor. Liderët fetarë, megjithatë, e kanë informuar kryeministrin për masat që ata i ndërmarrin për mbrojtje më të madhe të besimtarëve. Në takimin janë shqyrtuar mundësitë për mbrojtje maksimale të besimtarëve.

“I përbashkët është qëndrimi, se shëndeti i qytetarëve është prioritet kulmor, dhe se të gjithë në shtet, duke i përfshirë dhe bashkësite fetare dhe besimtarët, duhet të jenë në nivel të përgjegjësisë me qëllim që të kontribuohet për pengimin e përhapjes së mundur të sëmundjes dhe pasojave të padëshiruara”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.