Spasovski: Plan Veprimi për Dibrën dhe Qendër Zhupën

Shpërndaje

Të gjitha institucionet për menaxhimin e krizave janë në terren në Dibër dhe Qendër Zhupë, njoftoi kryeministri teknik Oliver Spasovski. Ai u bëri thirrje banorëve të atyre zonave kritike që të kontribuojnë në zbatimin e të gjitha masave të ndërmarra nga institucionet.

Spasovski shtoi se është ngritur një seli kryesore operative për të menaxhuar aktivitetet e Planit të Veprimit.

“Bëni kontributin maksimal personal duke iu përmbajtur rekomandimeve të qeverisë dhe ministrisë së shëndetësisë”, tha Spasovski.