Sulstarova i Vetëvendosjes: ASH dhe AAA ti japin fund lojës së Ahmetit dhe Zaevit

Shpërndaje

Anëtari i kryesisë i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Enis Sulstarova u ka bërë thirrje Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës që t’i japin fund poshtërimit të shqiptarëve nga Zaevi dhe Ahmeti duke i konsideruar si popull 20%, e jo si komb shtetformues në Maqedoninë e Veriut. Sulstarova ka marrë si shkas deklaratën e Zaevit për heqjen e tabelave dygjuhësore në komunat ku shqiptarët janë nën 20%, duke e konsideruar këtë si një tjetër akt mashtrimi nga Zoran Zaevi.

“Zaevi i heq tabelat rrugore ne gjuhen shqipe qe t’i vendose përsëri pas zgjedhjeve e t’u thotë shqiptareve se po ua plotëson kërkesat. Kesaj loje duhet t’i jepet fund. Opozita shqiptare, Aleanca dhe Alternativa, duhet te propozojnë një manifest politik me kërkesa te qarta, afatshkurtra e afatgjata, per barazimin e statusit te shqiptareve ne MV me atë te sllavomaqedonasve. Per ta bere MV si shtet dykombësh real. Nuk ecet me 20%”, shkruan Sulstarova.