Taravari: ASH-ja kërkon përfaqësim në KSHZ

Shpërndaje

Aleanca për Shqiptarët nëpërmes sekretarit gjeneral, Arben Taravari ka kërkuar që një anëtarë i ASH-së të jetë në përbërjen e Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Kërkesa e ASH-së vjen pasi LSDM është në koalicion me Lëvizjen Besa dhe krahas anëtarit të BDIsë në përbërje të KSHZ-së duhet të ketë edhe përfaqësues të partisë më të madhe opozitare shqiptare, që sipas tyre është Aleanca për Shqiptarët.

“Kemi dorëzuar kërkesë në KSHZ. Shpresoj që sot gjatë ditës ose nesër ata të përgjigjen. LSDM dhe Besa janë në koalicion, ata automatikisht duhet të kenë një anëtar dhe anëtari tjetër duhet të jetë nga partia jonë”, ka thënë Taravari.