Taravari: Sela me ëndje e pret ballafaqimin me Ahmetin

Shpërndaje

Sonte në emisionin “ClickPlus” në TV21, të ftuar janë, Sekretari i ASH-së, Arben Taravari dhe nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, ku debatohet për koalicionet dhe politikat e vendit, me temë “Politika për VOTA”, njofton ALBAZONE MEDIA.

Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, në debat kundër nënkryetarit të BDIsë, Izet Mexhiti tha se kreu i Aleancës, Ziadin Sela me ëndje e pret ballafaqimin mediatik me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

“Me ëndje e pret këtë ballafaqim, që thjeshtë, argumentet faktet të cilat i kanë të dy partitë politike t’i shfaqin para popullatës. Fundi fundit e kanë edhe obligim moral”, tha Taravari.