Të mërkurën përfundon paraqitja e diasporës për zgjedhjet parlamentare

Shpërndaje

Të mërkurën në mesnatë (11 mars) përfundon paraqitja e shtetasve të Maqedonisë të cilët punojnë dhe jetojnë jashtë vendit për votim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) deri më sot janë paraqitur për votim 4.299 shtetas të Maqedonisë në më shumë pjesë të botës.

Tani për tani është e pasigurt nëse do të mbahen zgjedhje në diasporë nëse dihet se të paktën 6.540 shtetas të Maqedonisë duhet të paraqiten për votim që të organizohen zgjedhje jashtë vendit. Sipas ligjit të Maqedonisë së Veriut, rreth 6.540 vota ka marrë deputeti i cili ka marrë të paktën më pak vota në zgjedhjet paraprake parlamentare.

Në KSHZ thonë se duke e pasur parasysh dinamikën e paraqitjes së shtetasve tanë nga diaspora për votim është e pasigurt nëse atje to të mbahen në përgjithësi zgjedhje. megjithatë, duhet të pritet deri të mërkurën në mesnatë që të dihet nëse apo nuk do të ketë zgjedhje në diasporë.

Më shumë për votim deri më sot janë paraqitur në Melburn – 468 dhe në Venecia – 452.

Votimi në Venecia është i pasigzrt edhe për shkak se banorët e këtij qyteti dhe 14 provinca të tjera janë në karantinë për shkak të koronavirusit. Kryeministri italian Xhuzepe Komte dje ka nënshkruar urdhër me të cilin deri më 3 prill janë në karantinë Lombardia dhe 14 provinca të tjera ku jetojnë më shumë se 15 milionë njerëz. Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut mbrëmë informoi se Konsullata jonë e përgjithshme në Venecia, duke e ndjekur praktikën e përfaqësive të tjera konsullore diplomatike evropiane në rajonin e njëjtë si dhe për shkak të parandalimit të mëtejshëm të përhapjes së Kovid-19, në periudhën e ardhshme nuk do të punojë me palë, përveç në raste urgjente. Megjithatë, kjo, siç theksojnë nga KSHZ-ja, nuk do të dikojë në paraqiten e shtetasve të Maqedonisë së Veriut për votim në zgjedhje.

Kryetari i KSHZ-së Oliver Derkoski për MEDIAL-n thotë se 99 për qind e të paraqiturve këtë e bëjnë në mënyrë elektronike, ashtu që mbyllja për punë e konsullatës me palë nuk do të ndikojë në paraqitjen e shtetasve tanë të cilët atje jetojnë në një numër të madh. Plotësisht, Derkoski potencoi se do ta ndjekin gjendjen dhe se nëse duhet të organizohet votim në Venecia, ndërsa karantina vazhdon të jetë në fuqi, do të konsultohen me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

Në Romë të Italisë deri më sot për votim janë paraqitur 66 shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërsa janë pranuar 51.

Në Melburn për votim deri më sot janë paraqitur 468 shtetas të Maqedonisë së Veriut, në Berlin – 418, derisa në Bern – 320 shtetas të Maqedonisë së Veriut.