Thaçi e shpërfill rrezikun, e lag gishtin në gojë gjatë konferencës

Shpërndaje

Pa maskë dhe doreza. Këto janë paraqitjet e fundit mediale të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai në kohën kur përmes mediave po u adresohet qytetarëve për t’i ndjekur udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, siç duket vetë po i thyen rregullat.

Në paraqitjen e fundit që Thaçi e pati sot para mediave ai lagu gishtin në gojë gjatë konferencës duke i shpërfillur kështu edhe rekomandimet e IKSHP-së.

Në vazhdim gjeni videon ku Thaçi shihet duke e shpërfillur rrezikun për mbrojtje nga koronavirusi Covid-19.