Thaçi publikon fotografitë e takimeve, thotë se kishte një javë të suksesshme në SHBA

Shpërndaje

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka publikuar disa fotografi të cilat tregojnë takimet e tij, ditëve të fundit në SHBA.Siç edhe mund të shihet në fotografi, Thaçi ndër tjerash ka takuar edhe sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo si dhe me Robert O’Brien, Këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit Donald Trump.

Përveç tyre, presidenti ka zhvilluar takime dhe me kongresistin Eliot Engel dhe me të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mat Palmer, si dhe me përfaqësues nga Senati, Kongresi dhe nga institucionet qeveritare në Uashington.“Një javë e suksesshme në SHBA, me plot takime miqësore dhe përmbajtjesore”, ka shkruar shkurt Thaçi në Facebook.