Thaçi tregon se ka kërkuar ndihmë nga Turqia për t’a luftuar koronavirusin

Shpërndaje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se ka pasur një bisedë telefonike me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Thaçi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka treguar se i ka kërkuar presidentit turk mbështetje medicionale, logjistike dhe teknike për ta luftuar në mënyrë sa më efektive koronavirusin në Kosovë.

Mes tjerash, ai ka bërë me dije se Erdogan u zotua se gjithçka që Turqia ka në dispozicion do të jenë në shërbim edhe të popullit të Kosovës.

Shkrimi i plotë i Thaçit:

Sapo përfundova një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, mikun tim dhe të popullit të Kosovës, Recep Tayyip Erdogan. Biseduam për marrëdhëniet bilaterale dhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve për tejkalimin e kësaj situate dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Presidentit Erdogan i kërkova mbështetje medicionale, logjistike dhe teknike për ta luftuar në mënyrë më efektive këtë pandemi dhe për ta mbrojtur më mirë popullin e Kosovës. Presidenti Erdogan u zotua se gjithçka që Turqia ka në dispozicion do të jenë në shërbim edhe të popullit të Kosovës. Gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e Presidentit Erdogan dhe popullit turk. HTH