“The New York Times”/Prapaskenat që rrëzuan Albin Kurtin

Shpërndaje

Diplomacia amerikane dhe sjellja prej Ramboje e ambasadorti Grenell patën një rol në mocionin e rrëzimit të Albin Kurtit. Kështu shkruan në një artikull të gjatë gazeta amerikane, “The New York Times”.

Aty thuhet se votimi u mirëprit nga SHBA-ja, diplomatët e së cilës i kanë bërë presion të madh Kurtit, për të pranuar aspektet e një marrëveshje paqeje amerikane në rajon.Por ky veprim u dënua nga Franca dhe Gjermania, të cilat lëshuan një komunikatë të përbashkët duke kritikuar pakujdesinë e rrëzimit të një qeverie gjatë pandemisë.

Në artikull i kushtohet vëmendje rrolit që Uashingtoni pati në këtë përmbysje. Votimi gjithashtu ka tërhequr vëmendjen e diplomacisë së administratës Trump në Ballkan.Edhe pse koronavirusi ishte një faktor madhor në inicimin e tij, vota e mosbesimit ndaj Kurtit u nxit edhe nga mosmarrëveshje edhe më e thellë rreth asaj se si zgjidhet bllokada dekadëshe mes Kosovës dhe Serbisë. Debati e vuri Kurtin, aktivist i vjetër, edhe kundër Thaçit, një ish-lider gueril, madje edhe kundër administratës së Trumpit.“Kjo është dukshëm pasojë e lojës së ashpër që amerikanët po e luajnë tani”, tha ëolfgang Petritsch, ish-emisar i BE-së në Kosovë.Para se të vine në pushtet Kurti, administrata e Trumpit kishte tentuar t’i jepte fund mosmarrëveshjes duke ndërmjetësuar një marrëveshje mes Thaçit dhe presidentit serb, Alleksandar Vuçiq.

Për të ngritur një urë drejt zgjidhjes përfundimtare, Shtetet e Bashkuara e shtynë Kosovën të heqë tarifat si një gjest i vullnetit të mirë për qeverinë serbe. Duke shpresuar të arrijnë një marrëveshje të shpejtë, diplomatët amerikanë madje diskutuan idenë, dikur të pamendueshme, për kthimin e teritoreve të Kosovës në Serbi, duke alarmuar udhëheqësit evropianë që kishin frikë se ky veprim mund të rikthente konfliktin etnik.

Pas formimit të koalicionit të tij në shkurt, Kurti menjëherë punoi për të ngadalësuar procesin, duke e futur veten në një konfrontim me ëashingtonin.

Mes frikës se Thaçi kihsnte rënë dakord fshehurazi për ndarjen e Kosovës, Kurti mori përsipër të drejtën e tij kushtetuese për t’i drejtuar negociatat në vend të Thaçit, duke.mbajtur njëjohësisht edhe tarifat, si masë për t’i bërë presion qeverisë serbe.

“Kjo nuk është më çështje e presidentëve, këtij tonit dhe atij të Serbisë”, pati thënë Kurti në një intervistë për “The Times” muajin e kaluar. “Qeveria jonë, me mua si kryeministër, do ta drejtojë dialogun e ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë. Presidenti i Kosovës është pjesë e politikës së jashtme, por ai s’mund të bëjë politikë të jashtme”.

Ky qëndrim e vuri Kurtin në konflikt direkt me Thaçin dhe me Richard Grenellin, i cili shërben i i dërguar special amerikan në këtë çështje.

Për të detyruar zotin Kurti në heqjen e tarifave, Shtetet e Bashkuara ngrinë miliona dollarë ndihmë Kosovës. Edhe Donald Trump Jr., i cili nuk ka asnjë rol zyrtar qeveritar, u pajtua publikisht me një senator amerikan që sugjeroi tërheqjen e paqeruajtësve amerikanë nga vendi. Këto komente i tmerruan kosovarët, të cilët e shohin praninë ushtarake amerikane si një garantues jetik të sigurisë së vendit.

Presioni amerikan u citua posaçërisht nga ish-partnerët e koalicionit të zotit Kurti si një arsye tjetër për t’u tërhequr nga qeveria e tij këtë javë.

“Kjo është njëfarë, si ta them, diplomaci ‘Rambo’”, tha Petritsch, duke e krahasuar qasjen amerikane me atë të protagonistit të famshëm të filmave aksion amerikanë.

“Si dëm kolateral, ata do ta rrëzojnë një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike”, shtoi Petritsch.

Marre me shkurtime nga KOHA