Tregu i Dibrës pa pazarxhinj dhe blerës (Foto)

Shpërndaje

Pas shpalljes së gjendjes së krizës në komunat e Dibrës dhe Qendrës së Zhupës, pas numrit të rritur t të infektuarve nga koronavirusi, tregu i Dibrës sot mbeti i zbrazët.

Zakonisht të shtunën, kur është ditë pazari në Dibër, tregu vlonte nga njeëz, sepse përveç banorëve lokal, këtu vinim të bënin pazar edhe banorët nga Qendra e Zhupës, nga fshatrat ndërkufitare në Shqipëri, si dhe banorët nga rajoni i Gollo Bërdos.

Gjithashtu, sot nuk dolën as ofertuesit e prodhimeve të ndryshme të cilët vijnë ng Tetova, Gostivari, Struga e Ohri.

Si në Dibër, ashtu edhe në Qendrën e Zhupës lëvizja është zvogëluar në minimum. Nga shtëpitë tyre dalin vetëm ata të cilët kanë ndonjë punë urgjente.