VENDIMI/ Ramës dhe ministrave u përgjysmohet paga për tre muaj

Shpërndaje

Ata që e premtoi ditë më parë e ka zyrtarizuar në letër. Kryeministri Edi Rama ka vendosur përgjysmin e pagës së tij, të zëvendësit Erion Braçe dhe ministrave të kabinetit qeveritar.

Ditën e sotme është publikuar në Fletoren Zyrtare vendimi për përgjysmimin e pagës së kryeministrit Rama, të zv.kryeministrit, Erion Braçe dhe ministrave të kabinetit qeveritar.

Në këtë vendim theksohet se për tre muaj ata do të marrin 50% të pagës neto mujore.

Edhe anëtarët e bordeve në institucionet publike nuk do të paguhen për një periudhë tremujore. Nga ky vendim përjashtohen vetëm nëpunësit e administratës shtetërore të cilët janë anëtarë të këshillave, bordeve apo komisioneve të sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Vendimi për përgjysmimin e pagave për kabinetin qeveritar, u njoftua javën e kaluar nga kryeministri Rama. Ky vendim ka ardhur në kuadër të masave të shumta kufizuese që janë marrë për shkak të përhapjes së koro*navirusit. Masa këto që priten të ndikojnë ndjeshëm në ekonominë e vendit.