Vitia tregon për kushtet në Qendrën e Studentëve e cila është shndërruar në karantinë

Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka treguar për kushtet e Qendrës së Studentëve, e cila është shndërruar në karantinë, për kosovarët të cilët vijnë nga vendet tjera të botës.

Në një konferencë për media, Vitia ka thënë se në këtë karantinë kushtet janë më të mira se në karantinat tjera të botës, shkruan Gazeta Insajderi.

“E di se kushtet nuk mund të jenë të mira, por ju sigurojë se në qendrën e studentëve janë kushtet më të mira se në vendet tjera të botës. Mirëpo ju siguroj që jemi duke punuar që të marrim masa më të madhe për higjienë aty”, ka thënë Vitia.

Ndër tjera ministri Vitia ka lutur qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi në këtë kohë krize të pandemis, COVID-19.

“Ju lusim për pak qetësi, ju rikujtoj gjithashtu se ministria e jashtme e ka bërë të ditur se çdo qytetarë që futet në territorin e Kosovës do të dërgohet në karantinë për 14 ditë. Ju lutem rrini në shtëpi aty është siguria, mos keni turp të keni frikë nga virusi”, ka thënë Vitia.

Po ashtu edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, në këtë konferencë ka bërë thirrje qytetarë të qëndrojnë në shtëpi dhe i ka përsëritur tri herë radhazi masat që duhet marr për parandalimin e koronavirusit.

“Duhet ta përsërisim atë që kurrë nuk duhet harrur, pra pastrim, distancë, rri shpi. Po kërkojmë që më e mira në këtë rrezik pandemik për njeriun është që të qëndrojë vetëm, por përhapja e virusit e kërkon këtë me forcë”, ka thënë Kurti.