Vjen lajmi i mirë nga Podujeva, të prekurit me Covid-19 drejt shërimit

Shpërndaje

Nexhmi Rudari, që tani ushtron detyrën e kryetarit të komunës së Podujevës, ka dhënë një lajm të mirë për të prekurit me Koronavirus nga kjo komuna.

Ai ka thënë se djali dhe vajza e 82-vjeçarit nga Dumnica e Podujevës, që vdiq nga koronavirusi, janë në përfundim të shërimit.

Të njëjtit sipas tij pritet që pas dy ditësh të lirohen nga QKUK.

Rudari ka treguar se gjatë në 24 orëve të fundit ka pasur asnjë rast të dyshuar për koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar mbrëmë edhe tetë raste të reja me koronavirus, duke bërë që numri i rasteve në gjithë vendin të shkojë në 71.