Vuçiç arreston kreun e partisë republikane pse kërkoi falje për krimet dhe e njohu pavarësinë e Kosovës (Video)

Shpërndaje

Kreu i Partisë Republikane të Kosovës, Faton Kurti, ka publikuar një video të takimit mes tij, kreut të PR-së, në Serbi, Nikola Sandulovic dhe kreut të PR-së në Shqipëri, Fatmir Mediut.

Në videon e mëposhtme, Sandulovic kërkoi falje për gjenocidin serb kundër Shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë si dhe deklaroi njohjen e sovranitetit të Kosovës dhe për pro-amerikanizmin e tij të deklaruar.

Reagimi i plotë:

Sot regjimi i Vuçiçit dërgoi forcat speciale për të arrestuar Nikola Sandulovic, Kryetarin e Partisë Republikane të Serbisë.

Arsyeja e arrestimit të tij është se para pak kohësh z. Sandulovic, para Medias shqiptare kërkoi falje zyrtarisht për gjenocidin serb kundër Shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë si dhe deklaroi njohjen e sovranitetit të Kosovës dhe për pro-Amerikanizmin e tij të deklaruar.

Republikanët e Kosovës, dënojnë ashpër këtë akt të paligjshëm dhe arrestimi i tij është kryer tërësisht mbi baza dhe motive politike.