Zaev: Koalicioni i LSDM-së do të jetë fitues, kemi bërë shumë për shtetin

Shpërndaje

Në kongresin e 24-të të Lidhjes Social Demokrate në të cilën do të zbardhen edhe emrat e kandidatëve për deputet, kreu i kësaj partie, Zoran Zaev është lavdëruar me arritjet e qeverisjes së deritanishme.

Ai ka thënë se për dy vite e gjysmë mandate qeveria ka arritur ta rrisë rogën minimale dhe mesatare, ai tha se për dy vite e gjysmë qeveria ka arritur që nga një shtet armik me të gjithë të bëhet shtet mik, raporton TV21.

Zaev tha se qeveria e LSDM-së nuk ka ndarë mjete për fasada e statuja dhe deklaroi se nuk ka ushtruar kontrolle mbi mediumet.

Zaev tha se koalicioni i LSDM-së do të jetë fitues edhe më 12 prill.