Zaev mbështet kërkesat e BESËS: Për tre muaj do të prolongohen pagesat e kredive dhe përmbaruesve

Shpërndaje

Ish Kryeministri i vendit Zoran Zaev në emisionin ‘Click-Plus’ në TV21 sonte e ka mbështetur kërkesën e Lëvizjes Besa, për prolongimin e pagesave të kredive dhe përmbaruesve.

“Banka popullore bashkë me bankat komerciale janë duke i harmonizuar çështjet teknike dhe me siguri që ditëve në vijim do dalin me qëndrim që për muajt prill, maj dhe qershor të prolongohet pagesa e kësteve të kredive. Po ashtu qeveria tani ka mekanizma më të fuqishëm për vendimmarrje dhe pritet që të urdhërojë përmbaruesit që të shpallin moratorium të pagesave të detyrueshme përmes përmbarimit”, tha Zaev.

Dje, Besa nëpërmjet sekretarit gjeneral Arjanit Hoxha, shpalosi disa masa lehtësuese për qytetarët, ku njëra ndër to ishte edhe prolongimi i pagesave ndaj EVN-së, dhe kjo e fundit e pranoi kërkesën e Lëvizjes BESA.