Zaev: Pagë minimale për të punësuarit në medie për muajin prill dhe maj

Shpërndaje

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), ish-kryeministri Zoran Zaev nga selia mban një konferencë për shtyp, ku bën propozimin e masave të reja që duhet të ndërmarrë Qeveria e RMV-së.

Ndër tjerash Zaev, propozoi pagë minimale për të gjithë punonjësit mediatik, për muajt e ardhshëm Prill dhe Maj, si dhe ndalesë e punës së përmbaruesve deri në fund të muajit Qershor.

Këto propozime ish-kryeministri i bën për shkak të gjendjes së krijuar në vend me virusin Covid-19.