Zekiri: LSDM-ja do e dërgojë BDInë në opozitë

Shpërndaje

I ftuar në intervistën javore në Gazeta Express, ishte pikërisht Muhamed Zekiri ka rrëfyer për fenomenin zgjedhor që ka ndodhur në kohët e fundit tek shqiptarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.

Në pyetjen e gazetarit se a janë të dëshpëruar shqiptarët që votuan në zgjedhjet e fundit të vitit 2016 për LSDM ai u përgjigj se shkak për një dëshpërim të shqiptarëve tek LSDM-ja ka qenë pikërisht koalicionimi parazgjedhor i saj me BDInë në zgjedhjet e fundit lokale që u mbajtën më 2017, ku si rezultat i kësaj BDIja tani falë mbështetjes së LSDM menaxhon me katër komunat më të mësha shqiptare në MAqedoninë e Veriut.

“Dëshpërimi i votuesve shqiptar ndaj LSDM-së erdhi më së shumti në zgjedhjet lokale të 20170-ës, erdhi shkaku se LSDM e ngjalli BDInë me përkrahjen që i dha me koalicionin për zgjedhjet lokale, unë kam qenë kundër atij koalicioni dhe bashkëpunimi në atë kohë, pasi e dija që kjo do të na kushtojë para votuesve shqiptarë, pasi ata kanë votuar LSDM, e kanë bërë këtë për të ndëshkuar BDInë, e jo për ta ndihmuar atë. Ndërkaq një pjesë e kryesisë, pjesa më e madhe e përkrahën mendimin që të shkohet në koalicion parazgjedhor në zgjedhje lokale, në atë kohë, me BDInë, duke ia falur kështu katër nga komunat më të mëdha shqiptare, që tani drejtohen nga kryetar të BDIsë, Strugën, Dibrën, Tetovën dhe Çairin, që të gjitha falë votave të LSDM-së”, ka thënë Zekiri .

Ai më tej ka shtuar se një gjë e tillë ka ndodhur nga zemërgjërësia e Zaevit dhe si shpërblim pasi BDIja i ka ndihmuar në formimin e qeverisë së kaluar, pra sipas tij e gjitha kjo ishte n sgenjë respekti e jo se LSDM i ka ndonjë borxh BDIsë duke e ditur se kjo do t’I kushtojë shumë LSDM-së.

Për më tepër shikoni videon në vazhdim: