Ziadin Sela fillon fushatën me të rinjtë në Instagram dhe në rrjetet sociale

Shpërndaje

Kryetari i Aleancës Për Shqiptarët, Ziadin Sela ka filluar një fushatë komunikimi me të rinjtë në rrjetin social Instagram. Sela duke shfrytëzuar metodat e Instagramit ka shpërndarë një foto me hashtagun #MëPyet duke ju mundësuar ndjekësve që ti parashtrojnë çdo lloj pyetje.

Kohët e fundit Instagrami është rrjeti më i përdorur tek rinia. Andaj, Aleanca për Shqiptarët ka menduar të jetë më afër qytetarëve duke marrë përgjigje direkte nga Kryetari Ziadin Sela.