Zv.kryeministri Abazi: Kushtetuta e lejon kufizimin e lirisë së lëvizjes

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri Haki Abazi ka thënë se vendimi i marrë sonte nga ana e Qeverisë për kufizim të lëvizjes së qytetarëve është kushtetues.

“E kuptoj shqetësimin e Presidentit sepse siç duket ai ka plane të tjera duke mos i marr për bazë interesat e qytetarëve. Të gjithë ekspertët shëndetësor thonë këto dy javët janë kritike dhe praktikat kanë treguar se ndalimi i lëvizjes e ndalon përhapjen e virusit”.

“Me rëndësi është të mbrohet shëndeti publik. Neni 55 i Kushtetutës e lejon kufizimin e lirisë së lëvizjes”, ka thënë Abazi për Klan Kosova.