5 fakte rreth Ri Sol-ju, gruas së Kim Jong Un, i cili raportohet se ka vde.kur

Shpërndaje

Janë duke qarkulluar informacione të ndryshme rreth shëndetit të liderit të Koresë së Veriut, Kim Kong Un. Paraqitja e tij e fundit publike ishte më 11 prill, dhe më vonë u tha se ai kishte një intervenim në zemër, një ditë më pas.

Në fillim të javës CNN raportoi se ai ‘ishte në rrezik për jetën’ por asgjë nuk është konfirmuar nga Koreja e Veriut.

Ndërkohë, HKSTV Hong Kong Satellite Television, një medie kjo e mbështetur nga Pekini, tha sot se lideri suprem i Veriut ka vde*kur.

Pasi është shumë e vështirë të nxirret lajm nga brenda vendit, shumë nga ato që dimë janë të bazuara në propagandën e medias shtetërore.

Diçka që është konfirmuar nga media shtetërore është se Kim Kong Un, lideri suprem i Koresë së Veriut që nga vde*kja e babait të tij më 2011, është i martuar me Ri Sol-ju për rreth një dekadë.

Ja çfarë dihet për gruan e Kim Jong Un, Ri Sol-ju.

1. Dyshja besohet se janë martuar më 2009, megjithëse për martesën e tyre në media u raportua më 2012.

2. Çifti dyshohet se kanë tre fëmijë së bashku

3. Vitet e fundit ajo mori rol diplomatik dhe titulli i saj ndryshoi në ‘Zonja e parë e respektuar’

4. Ri Sol-ju dhe familja e saj thuhet se janë arsimuar nga elita politike e vendit

5. Raportohet se Ri Sol-ju para se të njihej me Kim Jong-un ishte këngëtare