800 mijë euro nga donacionet e firmave vendore për Ministrinë e Shëndetësisë

Shpërndaje

Me donacione të kompanive vendore në xhirollogarinë me dedikim të Ministrisë së Shëndetësisë janë grumbulluar 800.000 euro.

“Njëra nga kompanitë e para që doli në ndihmë është Alkaloidi, kompania dhuroi 200.000 euro për Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa në mënyrë shtesë i uli çmimet e 158 produkteve. Banka Komerciale siguroi ndihmë në të holla në vlerë prej 100 mijë euro, dhe pajisje mbrojtëse në vlerë prej 20 mijë euro. Filip Moris Kombinati i Duhanit Prilep, ndau 100 mijë euro në pajisje për shëndetësi. Të njëjtën gjë e bëri edhe OKTA me donacion prej 50 mijë eurove, si dhe Qumështorja e Manastirit me donacion prej mjeteve financiare për servis dhe riparim të aparateve për kujdes respirator, të cilat nevojiten për Klinikën Infektive në Shkup”, bëhet e ditur në kumtesë.

Siç theksojnë, ndihmë të madhe për Ministrinë e Shëndetësisë arriti edhe nga një numër i madh i shteteve të huaja, zyrat, ambasadat dhe organizatat. Për të gjitha ata dhe për secilin donacion Ministria e Shëndetësisë dërgoi falënderim publik për ndihmën e ofruar. Disa kompani, si Hallkbank, Qumështorja e Manastirit dhe Banka Komerciale, si ndihmë për Qeverinë dhe sektorin ekonomik për menaxhim me pasojat e epidemisë, para kohe e paguan tatimin e fitimit.

“Në ballafaqimin e Qeverisë dhe institucioneve me gjendjen e jashtëzakonshme të shkaktuar nga pandemia rol kyç luan sektori i biznesit me ofrimin e ndihmës shumë të nevojshme dhe të rëndësishme për zbutjen e afekteve nga kriza”, thuhet në kumtesë. (МИА)