A do të shpallet gjendja e jashtëzakonshme?! Kjo është përgjigja e ministrit Vitia

Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka theksuar se nga momenti kur është shpallur gjendja e emergjencës shëndetësore, Kosova në njëfar forme është në gjendje të jashtëzakonshme, raporton Gazeta Blic.Sipas tij, nuk ka nevojë që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, sepse siç tha ai, po menaxhohet mirë gjendja.“Nuk ka nevojë të shpallet gjendja e jashtëzakonshme”, tha ai.

Vitia ndër të tjera ka theksuar se nga e mërkura, marketet, furrat dhe barnatoret do të funksionojnë me orar të zgjatur nga ora 7 e mëngjesit e deri në ora 20 e 30.Ai tha se edhe gazetarët e kanë të drejtën e lëvizjes në 24 orë, por vetëm kur janë në krye të detyrës.Vitia tha se vendimi është në përputhje me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese.