A e pengoi hapjen e lokaleve në Gostivar Bujar Osmani i BDl-së!

Shpërndaje

Pasi merr njoftimin se mund të hapen lokalet, konkretisht kafateritë në Gostivar do të mund të shërbejnë kosumatorët me kafe në formën e “merr dhe shko” nga dita e nesërme, kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari doli me një njoftim të dytë.

Ai shkurante pasditën e sotme se Shtabi qendror i krizave nuk lejon hapjen e kafeterive në Gostivar.

Shtabin qendror të krizave e drejton zv.kryeministri Bujar Osmani nga radhët e BDl-së. Lind pyetja nëse ishte ky i fundit dha urdhërin që biznesi, gjegjësisht lokalet në Gostivar mos i kthehen normalitetit.

“Të nderuar gostivaras! Edhepse sot mora lajmin në grupin e krizës se kafeteritë mund të punojnë në modelin blej dhe shko, tash po shoh që ende ky vendim nuk është zyrtarizuar. Prandaj ju lutem që edhe këtë fundjavë mos fillojmë më këtë mënyrë pune, derisa edhe zyrtarisht të marim edhe me shkrim këtë vendim prej shtabit qëndror të emergjencës. Me të vetmin qëllim që askush mos ketë ndonji lloj pasoje, ju lutem të gjithë kafeterive në Gostivar, nesër mos fillojnë me punë, por të presim vendimin final në formë të shkruar deri ditën e hënë. Paçi një fundjavë të mbarë me familjet tuaja!”, shkruan në njoftimin e tij kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Siç mësohet, për ditën e nesërme, qeveria ka dhënë urdhër të ketë kontrolle të rrepta në Gostivar, me çka bizneset edhe ashtu të dëmtuara nga pandemia, do të ishin dëmtuar financiarisht edhe më shumë përmes sanksioneve.

Kjo nuk është hera e parë që Komuna e Gostivarit, e cila drejtohet nga radhët e opozitës shqiptare, të pësojë dëm nga pushteti qendror pjesë e të cilit është edhe BDl. Marrja e kompetencave në arsim, tentim për marrje kompetencash në urbanizëm, janë vetëm disa nga dëmet që iu shkaktuan Gostivarit nga Qeveria me urdhër të BDl-së.

Është për keqëardhje që ky subjekt edhe këtë kohë krize e shfrytëzon për shantazhe politike, thonë nga Komuna e Gostivarit dhe urojnë që sa më parë popullata t’i kthehet normalitetit.