A ka vdekur Kim Jong Un?! Flet zyrtari i lartë i Koresë së Jugut

Shpërndaje

Këshilltari për politikë të jashtme i presidentit të Koresë së Jugut, Jae Yong Yong, Chung in-Mun tha sot se lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un është gjallë dhe mirë.

Ai gjithashtu shtoi se lideri veri-korean ndodhet në zonën Vonsan që nga 13 prilli.

“Asnjë zhvillim i dyshimtë nuk është vërejtur deri më tani,” tha ai, transmeton Newsweek.

Ndërsa javën e kaluar, mediat botërore kaë shkruar se shëndeti i Kim Jong Un është kompromentuar dhe shumë kanë spekuluar se ai ka vdekur.

Kim nuk është shfaqur në publik që nga 11 prilli dhe është thënë se ai do kryente një operacion dhe është në gjendje të dobët shëndetësore.

Më herët ditën e sotme, në mediat sociale u shfaq një fotografi ku dukej Kim Jong-Un në një arkivol xhami, por nuk është konfirmuar nëse pamjet janë autentike.

Ditën e djeshme gjithashtu u tha edhe se motra e tij pritej që t’i zinte vendin./TCH/