Agim Bahtiri i përgjigjet Presidentit Thaçi ia përmend Dick Martyn

Shpërndaje

Pas kallëzimit penal të bërë nga Hashim Thaçi ndaj Agim Bahtirit, me pretendimin se e ka frikësuar opinionin publik dhe e ka bërë të ndjehet e kërcenuar familjen e tij, ka reaguar kryetari i Mitrovicës duke thënë se nga presidenti ka pritur të bëjë kallëzim penal ndaj Dick Martyt.

Postimi i Agim Bahtirit në facebook:

“Jam i befasuar me veprimin e bërë presidenti Thaçi, pasi që unë kam prit se ai do t’i bënte kallëzim penal Dick Martyt, e jo mua. Unë asnjëherë në jetën time nuk kam kërcënuar askënd personalisht, e aq më pak familjen e askujt. Unë jam i gatshëm 24 orë në ditë që t’i jepi sqarime organeve të drejtësisë, pavarësisht se një herë veçse kam dhënë deklaratë. Megjithatë, kushdo që dëshiron informacione shtesë për këtë çështje mundet ta kontaktoj avokatin tim, Tomë Gashi.

Pavarësisht kësaj, unë po vazhdoj angazhimin e tim të pandërprerë për t’ju qendruar pranë qytetarëve të Mitrovicës në këtë kohë të vështirë që po kalon bota me pandeminë e koronavirusit COVID-19. Gjithë angazhimi im do të jetë i fokusuar në lehtësimin e jetesës së qytetarëve, ndërsa atyre që merren me ndryshim të kontekstit të deklaratave të mia, ju them që është më mirë që këtë energji negative ta shndërroni në energji pozitive për Kosovën.”