Aksident hekurudhor afër Velesit, lëndohet rëndë një i mitur

Shpërndaje

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:40, në vendkalimin rrugor që ndodhet në hyrje të fabrikës së porcelanit në Veles, treni i mallrave që udhëtonte në linjën Veles – Prilep ka goditur një makinë “Volkswagen Golf”, me targa të Prilepit, që po drejtohej nga A. J. (16) nga fshati Sogle, komuna e Çashkës.

Drejtuesi i makinës është dërguar në spitalin e Velesit me lëndime të rënda trupore. Policia ka kryer inspektim në vendngjarje.