Albërije Hadërgjonaj preket nga COVID 19?

Shpërndaje

Albërije Hadërgjonaj ka treguar se ka pasur simptoma të gripit këto ditët e fundit.

Këngëtarja shqiptare ka publikuar një video në Instastory pas aktivitetit fizik që ka bërë, ku shprehet se nuk ka qenë mirë.

Ajo tregon se pavarësisht gjendjes shëndetësore, nuk është testuar, por ka ndjekur mjekime popullore me çaj limoni e xhinxheri.

Ndonëse rekomandohet qëndrimi në shtëpi në raste simptomash të koronavirusit, Albërija këshillon fansat e saj që të bëjnë sa më shumë aktivitet fizik.

“Sapo mbarova rutinën e ditës, edhe pse kam qenë me grip këto ditë, nuk jam testuar. Kam qenë jo mirë këto ditë megjithatë ushqehuni mirë, aktivitet fizik dhe s’keni asnjë lloj problemi! Ju dua shumë, qëndroni në formë”!

Kliko VIDEO