Aleanca për Shqiptarët kundërshton rritjen e akcizës së derivateve të naftës

Shpërndaje

Aleanca për Shqiptarët sot përmes një konference për media ka kundërshtuar vendimin e Qeverisë për rritje të akcizës së derivateve të naftës duke e cilësuar si të gabuar sepse sipas prof. Elmi Azirit kjo masë godet direkt ekonominë familjare që në një kohë krize është kontraproduktive.

Udhëheqësi i Departamentit për Ekonomi pranë Aleancës për Shqiptarët Prof. Elmi Aziri theksoi se rritja e akciza të naftës nuk është masa e duhur për arsye se në mënyrë të drejtpërdrejt e godet standardin e qytetarëve dhe në një far forme ndikon në kapacitetin e tyre financiar.

Kjo nuk është rritja e parë prej 3 denarëve nga po kjo qeveri, Aleanca për Shqiptarët vlerëson se burimet e financimit të masave të cilat i propozon qeveria nuk do të duhej të kërkohen te qytetarët por, do duhej t’i shfrytëzohen institucionet financiare ndërkombëtare me kalkulime të sakta në mënyrë që ta furnizojmë ekonominë me të gjitha mjetet e nevojshme në mënyrë që t’i kthehet realitetit.

Pyetja e parë nga mediat në Maqedoni vjen nga ALBAZONE MEDIA GROUP:

Paktet emergjente të cilat vijnë si ndihmë nga Bashkimi Evropian a do të duhet të përfshihet edhe sektori privat ekonomik përveç të atij të shëndetësisë, si dhe a do të kontrollohet mënyra e alokimit dhe menaxhimit të tyre, cili do të jetë roli i juaj si opozitë në kontrollin e harxhimit se ku do të rrjedhin këto të holla?

Nga minuta 13.20