Anulohet konferenca e përbashkët e Kurtit dhe Hajdarit

Shpërndaje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari ishte paraparë për sonte të mbanin një konferencë për media në oborrin e Qeverisë së Kosovës.

Pak para fillimit të kësaj konference, Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se ajo është anuluar për shkak të motit të papërshtatshëm për mbajtjen e saj.

“Arsyeja e anulimit të saj është moti i papërshtatshëm, i cili e pamundëson mbajtjen e kësaj konference për medie në ambient të hapur, sikurse edhe ka qenë praktika kohëve të fundit. Në të njëjtën kohë, bazuar në këshillat e ekspertëve shëndetësorë dhe në përputhje me masat që Qeveria e Republikë së Kosovës ka ndërmarrë me qëllim parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, ne kemi vendosur që të shmangim organizimin e konferencave për medie në hapësira të mbyllura”, thuhet në njoftim.

Zyra e Kryeministrit njofton se Kurti dhe Hajdari do t’iu adresohen qytetarëve me një video-incizim.