Arrihet marrëveshja ndërmjet LDK-së dhe AAK-së për koalicion

Shpërndaje

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj pas takimit me kreun e LDK-së, Isa Mustafa deklaroi se kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion qeverisës. “Arritëm marrëveshje me LDK-në”, u shpreh ai. Ai ka njoftuar se do të qeverisin me 4 ministri dhe do të kenë një zëvendëskryeministër. “Zëvendësministër i parë, Besnik Tahiri, Ministre e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla , Minister i Drejtësisë, Selim Selimi, Ministër i Zhvillimit Ekonomik Blerim Kuçi, ministër i Arsimit Ramë Lika”, bëri të ditur Haradinaj.