Ashpërsohen masat, orë policore nga dita e premte deri të martën (Foto)

Shpërndaje

Në seancën e sotme qeveritare, është vendosur që gjatë kohës së vikendit përfshirë edhe të hënën, nga e premtja 17 prill në orën 16:00 deri të martën 21 prill, në orën 05:00, do të ndalohet lëvizja e gjithë qytetarëve, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Mbetet aktive ndalimi për lëvizje e të gjithë qytetarëve në nivel të territorit të shtetit, çdo ditë pune, nga e hëna deri të premten, nga ora 16:00 deri në orën 05:00.

Në mënyrë shtesë, nga dita e enjte (16 prill) deri të martën 21 prill, ndalohet dalja në të gjitha vendet rekreative dhe parqet në tërë shtetin.