Avdullah Hoti i nominuar nga LDK-ja për kryeministër

Shpërndaje

Kryetari i LDK Isa Mustafa ka mbajtur një konferencë për medie pas mbledhjes së Kryesisë, e cila zgjati për tri orë. Mustafa ka thënë se Avdullah Hoti ka marrë mbështetjen e Kryesisë për tu mandatuar për kryeministër i Qeverisë së re.

“Sot e diskutuam në LDK çështjen e mandatarit tonë për kryeministër dhe këtë kandidat ia përcjellim Këshillit të Përgjithshëm”.

“Unë për mos t’i përmendur borxh që ishte kërkese e LDK-së që unë si kryetar i LDK-së ta marr këtë përgjegjësi dhe unë e arsyetova këtë sepse nuk janë në gjendje ta marr këtë përgjegjësi”.

“…duke u nisur nga nevoja që të kujdesem për vetën te kem për shkak të disa problemeve shëndetësore. Kemi diskutuar për të gjithë emrat dhe kemi vendosur që Avdullah Hoti të jetë kandidat për kryeministër”, ka thënë ai.