Bahtiri: Kurti është dhe do të mbetet kryeministri jonë, PLAN-i duhet të del e të matet

Shpërndaje

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka thënë se mandatimi për kryeministër i një kandidati tjetër, përveç kandidatit që vjen nga subjekti që i ka fituar zgjedhjet më 6 tetor është i turpshëm dhe antikushtetues.

“Ju mund ta bëni një qeveri me veprime antikushtetuese, por pastaj nuk mundeni, sepse populli do të ju lë në opozitë më gjatë se që e prisni.

Albin Kurti ështe dhe do të mbetet kryeministri jonë, kryeministri legjitim i Kosovës, sepse është njeriu që nisi çkapjen e shtetit, ia ktheu identitetin shtetit dhe shpresën popullit”, shkruan ai.

Tutje Bahtiri thotë se kjo çka ka ndodhur dhe po ndodh sot, është antikushtetuese, antiligjore, jo njerëzore dhe e turpshme, sepse po i vjedhet mandati popullit nga ata që nuk dolën në zgjedhje.

“PLAN-i duhet të del e të matet, e jo të fshehet skutave”, përfundon ai.