Bekim Jashari fiton mbi 200 mijë euro – Skenderaj komuna më transparente

Shpërndaje

Bekim Jashari, kryetari i Skenderajt, do t’iu ketë edhe 207 mijë euro më shumë për t’i investuar në komunën e tij.

Këto para i mori nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, shkruan gazeta inFokus.

Kjo si rezultat i angazhimit për qeverisjes së mirë e transparencës që pati Skenderaj.

“Sot me Ministren e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Redžepi, nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit për grantin e përformancës që si komunë kemi fituar si rezultat i angazhimit tonë në qeverisje të mirë e transparente”.

Jashari ka treguar edhe se ku do të destinohen këto para, shrkuan gazeta inFokus.

“Granti 207 mijë euro do të përdorët për realizimin e projekteve kapitale për këtë vit, duke përfshirë krijimin e hapësirave të gjelberta, ndërtimin e terreneve sportive, ndriqim publik dhe trotuare.

Për këtë grant falënderoj MAPL-në, ministren Redžepi, sekretaren Ukimeraj dhe donatorët që përkrahen këtë grant të përformancës për komunat.

Të dashur qytetarë me bashkëpunim të ndërsjelltë, mirëbesim, qeverisje të pastër, transparente e me llogaridhënie do të arrijmë që të jemi shembull i qeverisjes së mirë për të gjithë”.