Benzinat shtrenjtohen për 3,5 denarë, ndërsa nafta për 1,5 denarë

Shpërndaje

Benzinat prej sonte në mesnatë do të shtrenjtohen për 3,5 denarë për një litër, ndërsa çmimi i dizelit rritet për 1,5 denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Me vendim të KRRE-së bëhet rritje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës për 3,12 për qind.

Çmimi i ri me pakicë i benzinave EUROSUPER BS-95 do të ketë 52 denarë për një litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet për 54 denarë. Çmimi me pakicë i EURODIZEL (D-E-V), është 46,50 denarë për një litër, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1), do të shitet nga 34 denarë. Çmimi me pakicë i mazutit M-1 është 19,123 denarë për një kilogram.

Si shkak për ndryshim të çmimeve me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE e theksojnë për rreth 0,8 për qind kursin më të lartë të dollarit në krahasim me denarin në shtatë ditët e kaluara dhe rritjen e çmimeve referuese të benzines mesatarisht për rreth 0,9 për qind./MIA/