Bernie Sanders i jep fund garës për president, i hapë rrugë Bidenit

Shpërndaje

Bernie Sanders i ka dhënë fund kampanjës së tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA, duke ia lënë kështu të hapur rrugën Joe Biden për përballje me Donald Trumpin në nëntor, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Tërheqjen nga gara Sanders ia ka komunikuar stafit të tij përmes një telefonate. Tërheqja e senatorit demokrat nga gara vjen pas një performance të mirë në tri shtete gjatë votimeve të bëra në fillim të muajit shkurt.

Sanders planifikon që gjatë ditës t’u drejtohet mbështetësve përmes një fjalimi.