Bilall Kasami në ditën ndërkombëtare të autizmit: Solidarizohemi me autikët

Shpërndaje

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit, të gjithë ne duhet të jemi solidarizues me të gjithë ata të cilët cilët janë të prekur apo që bashkëjetojnë me persona autik.

Ashtu si shumica e rasteve në botë, ne duhet të shtrijmë dorën e mbështetjes dhe këtë mos e konsiderojmë si sëmundje por si një aftësi të veçantë për të cilin duhet edhe trajtim i veçantë.

Duhet të inkurajohen të gjithë që mos të heshtin dhe mos të konsiderojnë nënçmim nëse në rrethin e tyre të ngushtë kanë fëmijë me autizëm, por përkundrazi të gjithë ne t’i pranojmë si pjesë e shoqërisë tonë dhe t’i trajtojmë me dashuri dhe respekt pasi që vetëm kështu ndihmojmë edhe ata fëmijë të prekur por edhe prindërit e shqetësuar.

Mos harrojmë se personat me autizëm edhe pse mund të kenë problem të shprehen ata nuk e kanë aspak problem që të na dëgjojnë dhe kuptojnë, prandaj ne duhet të kujdesemi se si paraqitemi në sytë e tyre.

#AutizmiFletmeZemër