Bislimi: Mos të bëjmë garë kush po e harxhon buxhetin e shtetit më shpejt

Shpërndaje

Ministri në detyrë i Transfereve dhe Financave, Besnik Bislimi në këtë fazë nuk janë duke menduar për t’i mbuluar të gjitha humbjet e shkaktuara në biznese sepse jemi në krizë.

Sipas tij, ekonomia e Kosovës i ka 32471 të punësuar, ku 100 mijë janë afektuar nga vendimi i Qeverisë për mbylljen e bizneseve, por shton se kanë lënë hapësirë që nga kjo pako të përfitojnë 120 mijë për dy muaj.

“Nëse punëdhënësi thotë se ka paguar pagën e marsit, atëherë i shkon paga punëdhënësit dhe nëse punëdhënësi thotë në formular se ka paguar pjesërisht pagën punëtorit, atëherë pagesa e ndarë nga qeveria i shkon punëtorit nga 170 euro”, tha ai.

Ai në Radio Televizionin Dukagjini, tha se pakon fiskale e kanë përgatitur sepse e kanë mandati dhe buxheti nuk mund të ketë rishikim çdo muaj në Kuvendin e Kosovës.

Bislimi tha se janë mbi 1000 punëtorë që janë regjis truar nga bizneset në mënyrë që të kenë mundësin të përfitojnë në pakon 1.15 që përfitojnë nga 130 euro për tre muajt e ardhshëm.

Kjo masë, sipas tij, është paraparë për 10 familje. Ai shtoi se nuk është e vërtet kur thonë se Qeveria po shfrytëzon këtë kohë që bizneset t’i regjistrojnë punëtorët e më pas do të kthehen e t’i dënojnë

“Nuk duhet të bëjmë garë kush di më shumë me harxhuar borxhin e shtetit më shpejt”, tha ai.