Bordi i Qeverisë Kurti shkarkon kushëririn e Hashim Thaçit

Shpërndaje

Bordi i përkohshëm i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka shkarkuar sot Njazi Thaçin, drejtorin e kësaj ndërmarrjeje, i cili është edhe kushëri i presidentit Hashim Thaçi.

Njazi Thaçi erdhi në krye të KEK-ut në vitin 2018.

Po ashtu, gjatë mbledhjes së sotme, Bordi i përkohshëm shkarkoi edhe Nysret Kelmendin nga pozita e zëvendësdrejtorit të KEK-ut.

Dje gjatë ditës Qeveria në detyrë emëroi një bord të ri në KEK, me katër anëtarë.