Borisov: Do të dërgoj skafanderë mbrojtës për vëllezërit e mi nga Maqedonia

Shpërndaje

Kryeministri bullgar Bojko Borisov paralajmëroi se do të dërgojë qindra skafanderë për Maqedoninë e Veriut.

Ai madje me shumë dashuri shprehet se skafanderët do ti dërgojë për “vëllezërit e tij nga Maqedonia e Veriut”.

“Shumë lehtë është të thuash se jemi vëllezër, por vëllau shihet kur je në vështirësi. Kur të vdesin njerëz. Atëherë duhet të veprohet. Urdhërova që sot të dërgohen qindra skafanderë mbrojtës për mjekët në Maqedoni, të cilët janë në vijën e parë të frontit”, ka deklaruar Borisov.

Siç transmeton BGNES, kryeministri bullgar ka thënë se për momentin askund në botë nuk ka ilaç për korona virusin, por nuk ka as edhe të sëmurë që nuk janë shëruar.

“Ne kemi siguruar pajisje të cilat ndihmojnë edhe në shtete tjera”, tha Borisov./zhurnal.mk/