Borrell: BE-ja, ndërmjetësuesja e vetme e dialogut Kosovë-Serbi

Shpërndaje

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se Bashkimi Evropian është mekanizmi i vetëm që ndërmjetëson dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ai ka thënë se BE-ja mirëpret angazhimin e Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor, mirëpo blloku evropian ka mandat në çështjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.